INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tension në Parlamentin grek, nxirret jashtë deputeti [VIDEO]

Publikuar më: 14:59 16-05-2017

Anëtari i njohur i partisë ultradjathtiste greke Agimi i Artë, Ilijas Kasidijaris, sot u nxor jashtë nga Parlamenti pasi që shtyhu një deputet të partisë rivale Demokracia e Re, ku në seancën plenare filloi konflikt midis deputetëve nga partitë e tjera, transmetojnë mediat franceze.

“E ndotni këtë Parlament. Jashtë”, thirri ushtruesi i detyrës kryesues me parlamentin, Makis Balauras, duke iu drejtuar deputetëve të Agimit të Artë, pas nxjerrjes jashtë të Kasidijaris.

Mediat citojnë se 37-vjeçarit Kasidijaris i ka penguar ajo që deputeti i Demokracisë së Re, Nikos Dendijas, ka kaluar para tij derisa ai ka folur për ligjin që parashikon masa të reja të kursimit.

Burime të Parlamentit citojnë se Kasidijaris e ka shtyrë Dendijas, ku më pas policia parlamentare e ka nxjerrë jashtë sallës, ndërsa Dendijas më vonë konfliktin e ka quajtur “ofendim të madh për kushtetutën dhe ligjet greke.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223