INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension në takim, Rama ndërpret transmetimin pas përplasjes në sallë me...

Tension në takim, Rama ndërpret transmetimin pas përplasjes në sallë me...

Publikuar më: 11:43 22-10-2018

Takime të kuruara dhe me regji. Edhe në këto raste kryeministri Edi Rama nuk i shpëton përplasjes me qytetarët të irrituar me qeverisjen e vendit prej tij. Kështu ndodhi edhe në takimin që kreu i qeverisë zhvilloj me studentë të ekselencës. Sapo ai mori fjalën një zë u dëgjua nga fundi i sallës.

E për ta fshehur mirë këtë regjia e kryeministrisë ndërpreu transmetimin e fjalës së kryeministrit. Edhe pasi sinjali u rikthye për mediat, sërish zëri kundërshtues dëgjohej nga fundi i sallë, ndërkohë kryeministri ironizoj.
Edi Rama:
“Me siguri je një ngelëse. Pro s’ka rëndësi se janë shfaqje të kudondodhura në botën e internetit”.
Garda mësohet se ka larguar nga salla vajzën që kundërshtonte kryeministrin, i cili ka vijuar më pas i qetë fjalën, ku lajmëroj se studentët e ekselencës që zgjedhin të studiojnë për mësuesi do të kenë stimulime nga shteti.
Edi Rama:
“Po të shohësh këtë sallë e kupton se vetëm vajzat dhe gratë do të shpëtojnë mësuesinë”.
Por ministrja Lindita Nikolla nuk i shpëton debatit për mbylljen e një sërë degësh studimesh, ku pjesa dërrmuese ishin të mësuesisë.
Lindita Nikolla:
“Programet në Gjirokastër mbyllen vetëm 10 por hapen më shumë se aq. 49 programe dy vjeçare u hapën për herë të parë 1600 studentë të regjistruar”.

Article Logic
Execution time: 0.002572774887085