INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension në Vlorë, Lungomare “përgjak” qytetarët [FOTO]

Tension në Vlorë, Lungomare “përgjak” qytetarët [FOTO]

Publikuar më: 11:55 20-06-2016

Përplasje mes pronarëve dhe IKMT-së në qytetin e Vlorës, në kuadër të punimeve për shëtitoren e qytetit, e njohur ndryshe si Lungomare. Mësohet se nga ndërhyrja e Njësisë së Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit për prishjen e tre lokaleve në Vlorë, është kundërshtuar ashpër nga banorët.
Mësohet se pronarët dhe punonjësit e tyre kanë dalë në protestë, me parulla kundër qeverisë, ndërsa kanë penguar njësitë e IKMT-së.
Nga të dhënat e fundit rezulton se, situata është e tensionuar dhe se ka patur përplasje fizike të protestuesve me policinë, nga të cilat një grua ka mbetur e plagosur.
Ndërkohë janë tre objekte që do të prishen, ndërsa pronarët e tyre thonë se ndërtesat kanë gjithë dokumentacionin e duhur, deri tek proçese gjyqësore të fituara në Strasburg. Ndërkohë banorët kanë hedhur dyshime se projekti fillestar i Lungomares ka ndryshuar.
Ja çfarë thonë ata në media:
“Kreu i Bashkisë të vij këtu të na përgjigjet. Rama ka ndryshuar projektin e Lungomares, në projektin e parë nuk parashikohej prishja e objekteve”.
Ndërhyrja e IKMT po shoqërohet me masa të larta sigurie. Aksioni po mbështetet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët janë përplasur me pronarët e objekteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029449462890625