Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri kanë dalë sot në protestë.
Banorët po përplasen me policinë me gurë e lopata për të ndaluar shembjen e banesave të tyre.
Ndërkohë protestës së banorëve iu janë bashkuar ish deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.
Bëhet me dije se disa të rinj nga tarraca e një banese gjuajnë gur policinë.
Banorët shprehen për Oranews se nuk janë kundër projektit por kërkojnë kompensim të drejtë për pronat që do i shemben.