Tension pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi". IKMT-ja ka nisur një aksion për prishjen e banesave por është përballuar me rezistencë të fortë nga familjarët. Banorët janë shtrirë në rrugë, në shenjë proteste.
Nga banorët mësohet se ata janë në konflikt me një firmë ndërtimi, e cika ka fituar procesin gjyqësor, i cili ka nisur 22 vite më parë.
Në këto dy banesa jetojnë 15 persona, të cilët thonë se pronat i kanë blerë nga shteti dhe i kanë të legalizuara.
Ndërkohë në një nga banesat ka rënë edhe një zjarr, arsyet e të cilit ende nuk dihet. Forcat të shumta policie ndodhen pranë banesave, ku edhe janë shoqëruar disa persona, për tu marrë në pyetje. Kjo situatë ka sjellë kaos në zonë, pasi është krijuar një varg të gjatë makinash që janë të bllokuara.