Është shënuar incidenti i parë në protestën e sotme të opozitës. Kjo ka ndodhur para Parlamentit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke nxitur reagimin e menjëhershëm nga efektivët që kanë hedhur gaz lotsjellës.
Hedhja e gazit lotsjellës ka shkaktuar të lënduar. I lënduar është një djali i ri, të cilit i kanë ardhur në ndihmë protestues.
Ndërkaq, të lënduar raportohen dhe 3 efektivë të policisë, ndaj të cilëve protestuesit po hedhin gurë dhe sende të tjera të forta.