Përplasje dhe tensione mes qytetarëve dhe policisë ka pasur edhe në Tropojë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë sot në mëngjes në ambientet e KZAZ në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri.
Personat kanë hequr që aty materialet zgjedhore, duke i hedhur ato në rrugë.
Punonjësit e policisë bashkiake janë përplasur me qytetarët të cilët kanë dëmtuar dyert dhe xhamat e Pallatit të Sportit, ku ishte ngritur KZAZ-ja duke dëmtuar materialet zgjedhore.
Ky veprim i tyre vjen pas një komunikimi me letra, teksa Bashkia e Bajram Currit i kërkonte drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.