Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sërish sot para rafinerisë së naftës.
Por situata është tensionuar ndërsa naftëtarët kanë shpërthyer portën e uzinës dhe janë vendosur përpara zyrave të saj.
Punëtorët pasi kanë çarë kordonin e policisë kanë hyrë me forcë në uzinë.
Ata kërkonin që punëtorët që kanë nisur punën në repartet e uzinës të bashkohen me protestuesit pasi ata janë zgjedhur ne mënyre selektive.
Mësohet se protestuesit janë përplasur edhe me forcat e policisë.
Naftëtarët protestojnë për pagat e munguara.
Prej disa muajsh ata kërkojnë pagat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillim të punës së uzinës. Ata janë konfrontuar me administratorin i cili u mbrojt nga forcat e sigurisë.
Kreu i konfederatave Taf Koleci u ka kërkuar protestuesve që të premten të nisen drejt Tiranës, njësoj si Kukësi.