INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione edhe në Kamëz/Protestuesit tentojnë të shqyejnë derën e shkollës që shërben si KZAZ

Tensione edhe në Kamëz/Protestuesit tentojnë të shqyejnë derën e shkollës që shërben si KZAZ

Publikuar më: 09:38 19-06-2019

Situatë e tensionuar është vënë re në KZAZ e bashkive të cilat kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anulon datën e zgjedhjeve, 30 qershor.

Tensione janë vënë re dhe në KZAZ e Kamëz paraditen e sotme.

Qytetarët kanë tentuar të hapin me forcë derën kryesore të shkolles “Ibrahim Rugova” ku ndodhet KZAZ e Kamzës.

Qytetarët janë përplasur me policinë ku nuk ka munguar as hedhja e gazit lotsjellës.

Kujtojmë që tensionet kanë nisur prej ditës së kaluar në bashkitë e Tropojës dhe Shkodrës, ku në këtë të fundit u dogj dhe shkolla ku ishin grumbulluar materialet zgjedhore.

Tensionet kanë vijuar edhe ditën e sotme në Gjirokastër e Kavajë, ku bashkitë kanë urdhëruar lirimi i ambienteve të KZAZ.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838