INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione mes Ankarasë dhe Uashingtonit Ministri turk: Grushti u përgatit nga SHBA

Tensione mes Ankarasë dhe Uashingtonit Ministri turk: Grushti u përgatit nga SHBA

Publikuar më: 13:53 17-07-2016

Mes Ankarasë dhe Uashingtonit është rritur tensioni. Ministri turk i punës, ka hedhur hapur hipotezën se pas grushtit të dështuar të shtetit qëndron SHBA, sikurse bën me dije BBC.

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit , John Kerry, cituar nga Luksemburgu, ka mohuar gjtihçka duke i quajtur këto akuza insinuata publike. “Dyshimet ndaj SHBA-së janë totalisht të pavërteta dhe dëmtojnë raportet”, është shprehur Kerry.

“Nëse Shetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesnin Fethullah Gulen,  duke mohuar ekstradimin në Turqi, me akuzën e organizimit të grushtit të dështuar, kjo do të dëmtojë reputacionin e tyre. Nuk mendoj se do të vazhdojnë të mbështesin në njeri të tillë”, është shprehur ministri i drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag, cituar nga agjencia shtetërore Anadolu.

Article Logic
Execution time: 0.002208948135376