Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta këtë fundjavë për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe një shkatërrues rus iu afruan njëri-tjetrit në një distance prej rreth 50 metrash në detin e Kinës lindore.
Flota e Shteteve të Bashkuara tha se destrojeri rus vuri në rrezik sigurinë e luftanijes amerikane “Chancellorsville” dhe ekuipazhit të saj, duke e detyruar atë të bëjë një përpjekje të shpejtë e sforcuar për të shmangur një përplasje.
Nga ana tjetër ushtria ruse akuzoi luftëanijen amerikane se kishte bërë një manovër të rrezikshme duke i prerë rrugën destrojerit rus “Admiral Vinogradov”.
Në një deklaratë thuhej se anija amerikane “ndryshoi papritmas drejtimin, duke i prerë rrugën “Admiralit Vinogradov-it” duke iu afruar 50 metra larg gjë që detyroi ekuipazhin e anijes ruse të bëjë një manovër të shpejtë për të shmangur përplasjen”.
Ushtria ruse tha se marina e saj dërgoi një mesazh në radioje në shenjë proteste.