Nuk kanë të ndalur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë, tensione që ndihen edhe në ajër.
Rusia pretendon se një avion F-18 ka tentuar t’i afrohet avionit ku ishte duke udhëtuar mbi Baltik ministri i Mbrojtjes ruse Sergei Shoigu.
Por avioni i Aleancës është larguar nga ndërhyrja e dy avionëve rus Su 27 që shoqëronin avionin e ministrit një nga të besuarit e shefit të Kremlinit.
Ishin mediat ruse të cilat shkruan fillimisht për lajmin. Ndërsa një zyrtar i NATO-s shpjegoi se avioni i ishte afruar për të identifikuar avionin që ishte kapur në ajër pasi ishte duke udhëtuar në hapësirën e vendeve aleate të Aleancës.