INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione në Kuvend, Basha: Çfarë do të thotë ky daulleshpuari…, por shihni ç’bën Rama [FOTO]

Tensione në Kuvend, Basha: Çfarë do të thotë ky daulleshpuari…, por shihni ç’bën Rama [FOTO]

Publikuar më: 10:21 24-05-2018

Edhe këtë të enjte seanca plenare ka nisur me tensione.

Opozita sikundër edhe javës që shkoi ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa deputetët mbanin në duar një banderolë ku shkruhej ‘Shqipëria si e gjithë Europa, jo qeveri krimi dhe droge’.

Kryeministri Rama siç duket nga fotot ka mbuluar fytyrën me duar.

Tensionet nisën pasi kreut demokrat i mbaroi koha e fjalës, dhe ndërsa seanca u ndërpre Basha vijoi fjalën e tij duke e përqëndruar fjalimin tek protesta e të shtunës.

‘Shteti ka rënë,shteti është kapur totalisht.Kur ligji dhe kushtetuta shkelen, është e drejta e sovranit të marr fatin në dorë. Ftoj shqiptarët që të marrin pjesë në protestën e së shtunës. Ne s’mund të humbasim më kohë duke u marrë me kriminelët e radhës, ta mbyllim këtë kapitull dhe të hapim kapitujt që meritoni ju.

Rama mbrojti Mark Frrokun, Roshin, Tahirin.Sot Rama po mbron Fatmir Xhafajn dhe ne do të largojmë dhe kupolën mafioze.

Shqipëria nuk mund të jetë në këtë gjendje, Shqipëria ka mjaftueshëm njerëz të ndershëm.

Sot është një thirrje për socialistët shqiptarë që ndihen të neveritur nga kapja e partisë nga krimi, ejani në protestën kombëtare.Bashkohuni për një Shqipëri të ndershme e një PS të ndershme.

Prej 5 vitesh pushteti i socialistëve është kapur nga kriminelët çfarëdo që të thotë ky daullleshpuari që negociatat nuk hapen pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin’ u shpreh Basha.

rama_aaaaa.png

rama.jpg

basha.PNG

 

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037508010864258