INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione në Kuvend, Ruçi-Bashës: Mos bëj si halabak

Tensione në Kuvend, Ruçi-Bashës: Mos bëj si halabak

Publikuar më: 10:42 01-02-2018

Këtë të enjte është mbledhur séanca e radhës parlamentare e cila ka nisur me tensione që në minutat e para.

Séanca ka nisur me debate pasi deputetët e opozitës thanë se janë kontrolluar nga garda në hyrje të Kuvendit.

Ndërsa ajo që përshkallëzoi tensionet ishte momenti kur kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho kërkoi që të fliste për ekstradimin e Nezar Seitit por kreu i Kuvendit Gramoz Ruci i ndërpreu fjalën.

Kjo mjaftoi që në seancë të nisin tensionet.

Deputetë të opozitës përfshirë edhe kryedemokratin Basha iu afruan foltores.

Ndërsa deputetët e opozitës mbanin të bllokuar foltoren, Ruçi iu drejtua Bashës me fjalët:

‘Uluni Poshtë, mos bëj si halabak, bëj liderin mos prek punonjësit’.

Ndërsa Basha e cilësoi Ruçin hajdut.

Deputetët e opozitës edhe pas ndërprerjes 5 minuta të seancës vijuan të mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit. Ata kërkuan që t'i jepet e drejta e fjalës kryetarit të grupit parlamentar Edmond Spaho.

Por Kryetari i Kuvendit Ruçi përjashtoi nga seanca e sotme deputetin Spaho si dhe gjobe një ditë pune.

Nga ana tjetër në nisje të seancës deputeti i PD-së Paloka u shpreh se i është bërë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit duke cilësuar se nuk janë terroristë.

Në seancën e sotme në rend të ditës është miratimi i listave të kandidatëve për KLGJ dhe KLP.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832