INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

TENSIONE NË SHKODËR/ Protestuesit përplasen me policinë, shpërndahen me gaz lotsjellës [VIDEO]

Publikuar më: 18:17 20-06-2019

Teksa kryeministri mbylli takimin në Vaun e Dejës dhe është nisur drejt Shkodrës, militantët e PD nisën marshimin.

Ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës, bashkë me qytetarë shkodranë janë duke marshuar në pedonalen e qytetit, por janë konfliktuar me policinë, e cila është vendosur në gardh për të mos lejuar kalimin e protestuesve në tubimin elektoral të kryeministrit.

Nën thirrjet “Rama ik” qytetarët kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe më pas ka nisur përplasja mes militantëve të PD dhe policisë duke bërë që situata në qytetin e Shkodrës të tensionohet.

Gjatë përplasjeve me qytetarët policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, duke bërë që një gruaje ti bjerë të fikët. Kanë qenë qytetarët që i kanë dhënë edhe ndihmën e parë.

Në krye të marshimit, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, ka kërkuar nga policia e rendit të hapë rrugën, e të lejojë qytetarët të marshojnë lirshëm në vendin e tyre.

Në çastet e tensionit, policia ka përdorur gazin lotsjellës, i cili nuk ka kursyer as kryebashkiaken Ademi. Ngjarja është konsideruar e paprecendentë nga PD, e cila ka shpërndarë për mediat edhe videon nga momenti i tensionit.

 

Tensione në Shkodër from video on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768