INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tensione në Spanjë, Katalonja kërkon pavarësinë. Kryeministri spanjoll: Hiqni dorë nga referendumi [VIDEO]

Publikuar më: 17:58 21-09-2017

Qeveria qendrore në Madrid po përpiqet të ndalë Katalonjën nga mbajtja e një referendumi të pavarur të pavarësisë duke konfiskuar materialet e votimit. Një ditë pas bastisjeve dhe arrestimeve të policisë, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u shfaq në televizionin kombëtar për t’iu bërë thirrje separatistëve të Katalonjës të braktisin planet për referendumin për pavarësi më 1 tetor. Ai kërkoi nga qeveria e rajonit të heqë dorë nga përshkallëzimi i radikalizmit dhe mosbindjes. Bastisjet e policisë Barcelonë një ditë më parë shkaktuan protesta masive në rrugë. Rreth 40,000 persona bllokuan hyrjen në ministrinë katalanase të ekonomisë gjatë natës, pas shoqërimit të ministrit në polici. Garda Civile e Spanjës, një forcë policore kombëtare, sekuestroi 45 mijë zarfe të paketuara në kuti, të cilat qeveria katalanase planifikonte t’ua dërgonte njerëzve anembanë rajonit për informim mbi referendumin. Tensionet me Madridin janë përshkallëzuar gjatëve javëve të fundit, pasi udhëheqësit e rajonit të pasur verilindor të Katalonjës janë zotuar t’i shkojnë deri në fund votimit të 1 tetorit për ndarje nga Spanja. Gjykata Kushtetuese e Spanjës pezulloi votimin pas një sfide ligjore të qeverisë duke pretenduar se mbajtja e tij ishte në kundërshtim me kushtetutën e vitit 1978, e cila thotë se Spanja është e pandashme. Katalonja, një rajon i pasur me 7,5 milionë banorë në Spanjën veri-lindore, ka gjuhën dhe kulturën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885