INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tensionet Kosovë – Serbi. Shërbimet inteligjente izraelite: "Treni do futet në Kosovë" [Video]

Publikuar më: 18:20 23-01-2017

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Francë, ka reaguar pas lajmit, se nesër pritet vazhdimi i dialogut me Serbinë. Sipas Haradinajt, kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, janë shndërruar në kukulla të Serbisë. Këto deklarata Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ndërkohë Beogradi po i frikësohet faktit se Rusia mund ta njohë shtetin e Kosvës. Mediat serbe i janë referuar analizës së britanikes Mary Dejevsky, që njihet si njëra ndër ekspertet më të mira për Rusinë, e cila ka thënë se në kuadër të një marrëveshjeje mes Trumpit dhe Putinit, Rusia do të mund ta njihte pavarësinë e Kosovës. Për mediat serbe ky lajm është raportuar si tronditje për Serbinë. Nga ana tjeter shërbimet e inteligjencës ushtarake izraelite flasin për një skenar të rrezikshëm që Serbia mund të planifikojë ndaj Kosovës. DEBKA File, uebsajti i inteligjencës shkruan se treni serb do të provojë të futet përsëri në Kosovë pas inaugurimit të Donald Trump si president i Amerikës. Sipas tyre ushtria serbe planifikon të marshojë pas trenit, duke u futur brenda në Kosovë. Shërbimet izraelite shkojnë edhe më tej duke thënë se “edhe nëse Kosova do të kërkojë ndërhyrjen dhe ndihmën e shteteve të tjera duhet ta harrojë, pasi nuk ka mbështetje nga ndonjë vend europian, madje as nga Gjermania.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332