INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet në Devoll, reagon Balla duke thumbuar Lulzim Bashën

Tensionet në Devoll, reagon Balla duke thumbuar Lulzim Bashën

Publikuar më: 12:34 29-07-2019

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për tensionet e krijuara sot në mëngjes në Bashkinë e Devollit, ku opozita po proteston pasi kreu i ri Eduard Duro sot zyrtarisht detyrën. Balla thotë se Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët. “Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve”, shkruan ai në Facebook, duke vijuar se, “30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016441345214844