INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet në Kuvend, Kryemadhi: Rama i çmendur, nuk e lëmë me kaq…

Tensionet në Kuvend, Kryemadhi: Rama i çmendur, nuk e lëmë me kaq…

Publikuar më: 11:11 12-04-2018

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje ka përfunduar mes tensioneve. Deputetët e opozitës hodhën letra, miell dhe shishe me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Menjëherë pas përfundimit të seancës, deputetët e opozitës bllokuan daljen e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se “Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar”.

Sipas Kryemadhi ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që ka qëlluar me ujë deputetë e opozitës, por Ruçi ishte i njëanshëm në vendimet për përjashtimin e deputetëve.

Ajo shtoi se Rama s’do t’ia dijë për fëmijët e tij e jo më të dojë shqiptarët. Kryemadhi e cilësoi Ramën ‘të çmendur’.

“E keni parë sot pafytyrësinë e Ruçit që nuk përjashtoi Bushatin, që sulmoi deputetët e opozitës.Fusin në burg shqiptarët, mbajnë jashtë kriminelët. Ka lënë 11 kuksianë në burg dhe për atë që kërkoi falje kjo gjë është teatri i radhës. Shëmtia e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit. Por nuk e lëmë me kaq. Do t’i nxijmë jetën”, theksoi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721