INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet për Himarën, Ministria e Jashtme shqiptare thërret për sqarime ambasadorin grek

Tensionet për Himarën, Ministria e Jashtme shqiptare thërret për sqarime ambasadorin grek

Publikuar më: 21:31 31-10-2016

Në vijim të zbatimit të planit rregullues të bashkisë së Himarës dhe protestave të banorëve himarjotë kundër tyre dhe faktit se parashikohet prishja e disa ndërtesave, ditën ka reaguar Ministria e Jashtme greke. MJG ka shprehur shqetësimin se 19 banesat e planifikuara për t’u shembur gjatë 5 ditëve të ardhshme, i takojnë familjeve minoritare greke.  Ministrja e Jashtme greke e quan të papranueshme këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën Zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave.

Mirëpo pas këtyre deklaratave të një ditë më pare në lidhje me pronat në Himarë, ka ardhur sot dhe reagimi i Ministrisë sonë të Jashtme.  Përmes zëdhënësit Glevin Dervishi, MPJ shqiptare thekson se deklaratat e përsëritura të MPJ greke janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm.

Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Proçedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar.

Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke shprehur qëndrimin e mësipërm. 

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104