INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensioni diplomatik midis Turqisë dhe Gjermanisë

Tensioni diplomatik midis Turqisë dhe Gjermanisë

Publikuar më: 10:55 01-08-2016

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane, për të mos lejuar Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për t’iu adresuar përmes një video-konference një turme prej mijëra njerëzish gjatë një proteste në Gjermani, e cila u organizua në shenjë kundërshtie ndaj tentativës për grusht shteti, duket se nuk është pritur mirë nga Ankaraja zyrtare.

Për këtë arsye, Ministria e Jashtme e Turqisë, ka thirrur në ambasadorin gjerman në Ankara, Martin Erdman, për t’i komunikuar qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Verdikti i dhënë nga gjyqësori gjerman u dënua më herët edhe nga ministri për Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Omer Celik, i cili nënvizoi se këto janë veprime anti-demokratike që nuk shkojnë në të njëjtin drejtim me vlerat evropiane.

Sipas policisë lokale, në tubim e organizuar në Këln morën pjesë rreth 20 mijë demonstrues, të cilët mbajtën edhe një minutë heshtje për të gjitha viktimat e sulmeve terroristë në të gjithë botën. Demonstrata u monituarua nga rreth 3 mijë oficerë policie me qëllim shmangien e ndonjë incidenti.

Protesta vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Turqisë dhe Gjermanisë janë të tensionuara pasi vetëm disa javë më parë, Bundestagu gjerman e njohu si gjenocid vrasjen e 1.5 milionë qytetarëve armenë nga Perandoria Osmane.

Në Gjermani jetojnë afro 3 milionë qytetarë me origjinë turke. Në zgjedhjet e fundit të Turqisë, 60 për qind e komunitetit votoi për Partinë AKP të themeluar nga Erdogan. Zyrtarët gjermanë janë të shqetësuar se tensionet brenda Turqisë mund të përhapen në Gjermani.

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268