Kryeministri Edi Rama duket se nuk tërhiqet nga 30 qershori dhe shqiptarët, pavarsisht se data është anuluar nga Presidenti, do i drejtohen kutive të votimit në fund të këtij muaji.
Këtë të premte, Rama duket se e ka nisur me një filxhan kafeje. Për t’ia shtuar dozën e aktualitetit politik, brenda filxhanit të kafesë shkruhet ‘30 qershor’. Mesa duket, përmes filxhanit ai ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për të cilën thotë se ngjarjet i parashikon në filxhan.