INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensioni me Ankaranë, Athina merr masa në kufi, paralajmërimi i frikshëm i ministrit Kammenos

Tensioni me Ankaranë, Athina merr masa në kufi, paralajmërimi i frikshëm i ministrit Kammenos

Publikuar më: 13:06 11-03-2018

Dita-ditës shtohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Që prej ndalimit të dy ushtarëve grekëtë cilët kaluan ditë më parë kufirin veri-perëndimor të vendit për shkak të motit të keq është ashpërsuar retorika mes dy vendeve.

Në kushte të tilla Athina duket se ka marrë masa duke shtuar numrin e ushtarëve në kufi.

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos një javë më parë tha se dy ushtarët grekë po mbaheshin peng në Turqi, ndërsa të shtunën i tha të përditshmes franceze Liberation se Greqia është shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë.

Ai lëshoi dhe një paralajmërim për Ankaranë, i bindur se përmes shkeljes së hapësirës ajrore dhe asaj detare greke, ajo po përpiqet të ushtrojë presion mbi Europën.

"Tensioni po rritet me arrestimin e dy ushtarëve. Megjithatë, ato nuk janë vetëm ushtarë grekë, ata janë gjithashtu ushtarë të BE dhe NATO dhe prandaj kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore me aleatin tonë të NATO-s, Turqinë ", tha ministri i mbrojtjes.

Në të njëjtën intervistë, Kammenos paralajmëroi gjithashtu se shkeljet e Turqisë në hapësirën ajrore greke dhe territorin e detit rritin rrezikun e një konflikti potencial ushtarak.

"Greqia është në mëshirën e një aksidenti që në çdo moment mund të përfshijë rojet bregdetare, marinën etj. Me shkeljen e ujërave territoriale dhe hapësirës ajrore, greke dhe evropiane, Ankara po përpiqet të ushtrojë presion mbi Evropën. Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek por edhe europian, "shtoi ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0043919086456299