INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensioni politik, ambasadori i Britanisë së Madhe në zyrën e Bashës

Tensioni politik, ambasadori i Britanisë së Madhe në zyrën e Bashës

Publikuar më: 11:15 22-03-2019

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ka zhvilluar një takim me kryetarin të PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit është kthyer nga Brukseli. Ata mendohet se kanë diskutuar mbi situatën e tensionuar politike në vend.

Përmes një postimi në tëitter disa ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh kundër protestave të dhunshme dhe bëri apel për vetëpërmbajtje. “Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës. Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje. Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruante ambasadori Norman.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024139881134033