INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionohet situata/ KFOR del si përforcim në Skënderaj. Vulin: Ushtria serbe do respektojë vendimet e presidentit

Tensionohet situata/ KFOR del si përforcim në Skënderaj. Vulin: Ushtria serbe do respektojë vendimet e presidentit

Publikuar më: 10:00 09-09-2018

Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin tha se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që është komandant suprem.
“Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe gjithçka që ai thotë do të kryhet. Ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë dhe çdo gjë që ai thotë do të bëhet. Ai është ai që do të vendosë për këtë, nëse ai thotë se siguria e tij duhet të garantohet në vendin ku ai dëshiron të shkojë, kjo do të bëhet”, tha Vulin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që t’i ndalohet vizita presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për në Banjë të Skënderajt. Edhe qytetarët po protestojnë kundër vizitës së tij. Policia e Kosovës është e pranishme në këtë zonë e si përforcim ka ardhur edhe KFOR. Ndërkohë, qytetarët po vazhdojnë protestën ku është bashkuar edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari. Ai ka deklaruar se Vuçiç s’mund të kalojë në Drenicë pa kërkuar falje. Por, ndërkohë mediat serbe raportojnë se Vuçiç ka mbëritur në Banjë nga rruga dytësore. Por disa media kosovare thonë se presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën ndërsa është ndaluar nga Policia e Kosovës.
“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842