INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionohet situata në Bulevard/ Protestuesit hedhin bomba molotov tek Kryeministria dhe Kuvendi. Reagon policia

Tensionohet situata në Bulevard/ Protestuesit hedhin bomba molotov tek Kryeministria dhe Kuvendi. Reagon policia

Publikuar më: 18:20 11-05-2019

Me qindra mijëra qytetarë ndodhen në kto momente përballë Kryeministrisë, ku i janë bashkuar thirrjes së opozitës së bashkuar për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Në këtë moment protestyesit kanë nisur përplasjen me policinë dhe kanë ngjyrosur muret e kryeministrisë me bojë të zezë.

Protestuesit gjithashtu kanë hedhur bidonë me lëndë djegëse, duke i vënë flakën Kryesministrisë dhe Kuvendit. Policia nuk ka ndërhyrë, ndërkohë që i gjithë Bulevardi është mbuluar nga tymi.

Menjëherë ka reaguar dhe policiaduke ju bërë thirrje në megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës së opozitës të ruajnë qetësinë.

“Te nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.
Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.
Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498