INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionohet situata në kufirin Kosovë-Serbi. Flitet edhe për të shtëna me armë

Tensionohet situata në kufirin Kosovë-Serbi. Flitet edhe për të shtëna me armë

Publikuar më: 18:46 19-01-2017

Në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në afërsi të fshatit Dobrosin ka pasur një situatë tensionuar. Mediat bëjnë me dije se ka pasur të shtëna armësh ndërmjet policisë Serbe dhe Policisë së Kosovës. Sipas burimeve të Gazetës Blic, ka qenë policia serbe ajo që ka provokuar këtë situatë. Janë dëgjuar të shtëna armësh, raporton kjo media duke ju referuar burimeve të të cilat nuk japin detjae të tjera rreth ngjarjes. Policia e Kosovës thonë se nuk kanë informata që ka pasur tensionim të situatës në atë pikë kufitare. I kontaktuar nga Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar se nuk ka informacion për një gjë të tillë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë janë tensionuar prej disa javësh. Sipas qeverisë kosovare, qëndrimet provokative të Serbisë për një sërë ngjarjesh, kanë bërë që ata të ridimensjonojnë qasjen ndaj dialogut me këtë shtet. Ndërtimi i murit ilegal në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, arrestimi i liderit të AAK¬së, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletarrest të vitit 2004, si dhe çështja e trenit kanë çuar në pikën kritike raportet ndërmjet dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229