Zona më e nxehtë për incidente duket se është qarku i Lezhës, të paktën deri në këto momente. Janë shënuar dy ngjarja të rënda, tentativë për vrasje. Pas ngjarjes së rëndë në Shëngjin, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Lezhë. Një person ka tentuar të vrasë me mjetin e tij dy të tjerë në Tale të Lezhës.
Bëhet fjalë për Eden Trokthi 20 vjeç, i cili sipas të dhënave të para ka tentuar të përplasë me makinën e tij dy persona të tjerë me inicialet E.N 16 vjeç dhe N.N pas një konflikti të çastit për motive ende të pazbardhura.
Priten informacione zyrtare nga policia ndërsa ky është incidenti i dytë i rëndë regjistruar në këtë qark ku pak më parë, në Shëngjin u plagos me tytën e pistoletës një simpatizant i LSI.