INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TENSIONOHET situata para Kryeministrisë. Studentët përplasen me policinë, pjesa tjetër bën thirrje për...

TENSIONOHET situata para Kryeministrisë. Studentët përplasen me policinë, pjesa tjetër bën thirrje për...

Publikuar më: 13:56 17-12-2018

Momente tensioni ka pasur pak më parë para Kryeministrisë, ku nisi përplasja fizike mes një grupi studentësh dhe policisë.
Duket se në këtë përplasje ka pasur qëndrime të ndryshme nga ana e studentëve, ku një pjesë kanë shtyrë dhe njëri-tjetrin.

Një grup studentësh kanë tentuar të krijojnë një kordon rreth kryeministrisë por janë ndaluar nga policia.

Policët nuk i kanë lejuar dhe janë përpjekur t'i largojnë të rinjtë duke sjellë dhe përplasje.

Kjo ka krijuar tension dhe midis studentësh të cilët nuk kanë qenë dakord me grupin e të rinjve që tentuan të bëjnë kordonin.

Një pjesë e studentëve kanë hedhur thirrjet: Mos na provokoni, mos na provokoni!

Ndërkohë një nga studentët shprehet se është goditur dhe provokuar nga policia, pasi ato po tentonin që të rrethonin në mënyrë simbolike kryeministrinë.

“Pasi fikëm mikrofonin vendosëm në mënyrë simbolike që të rrethonim kryeministrinë. Një polic me goditi mua i pari. Ta them dhe kush me provokoi. Sepse ne po ecnim kordon të gjithë bashkë për ti treguar gjithë popullit shqiptar që kryeministria është e shqiptarëve dhe jo e tyre.

Situata tashmë është normalizuar dhe studentët vijojnë të thonë që duan një protestë paqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832