Tensionohet situata pranë universiteteve. Studentët protestues denoncojnë presionin e ushtruar nga pedagogë por edhe nga efektivë të policisë së shtetit, të cilët në fakt ishin të shumtë në ambientet e universiteteve. Studentët thonë se kanë video që faktojnë presionin e ushtruar ndaj tyre, ndërsa në shenjë protestë kanë bllokuar edhe korridoret e universiteteve.
Ndërkohë studentët kanë denoncuar presionin e ushtruar nga pedagogë dhe efektivë të policisë.
Studentët:
“Kemi video kur pedagogët na ushtrojnë presion e ku na thonë mjerë ju çfarë do t’ju gjejë. Në fakt sot po them mjerë ata se çfarë do ti gjej, pasi do të bëhet drejtësi”.
Studenti:
“Tani kanë thirrur policinë për të na bërë presion”.
Studentët shfaqen të vendosur në protestën e tyre, edhe pse numri i tyre në protestë ishte më i ulët këtë të mërkurë.
Studentët:
“Dekanët po bëjnë presion që të futemi në mësim. Por po ju them se maksimumi një ose dy studentë janë në klasa pjesa tjetër janë në protestë”.