INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionohet situata, studentët largojnë pedagogun nga protesta: Jo politikë, duan të na përçajnë

Tensionohet situata, studentët largojnë pedagogun nga protesta: Jo politikë, duan të na përçajnë

Publikuar më: 11:46 09-12-2018

Tensionohet situata në protestën që studentët po zhvillojnë para Ministrisë së Arsimit. Teksa një pedagog ka tentuar të marrë fjalën, studentët nuk e kanë lejuar pasi sipas tyre është pjesë e një lëvizje dhe ka qëndrim politik. “Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam”- tha një student. Ka qenë pedagogu Jani Marka  i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Tiranës dhe pjesë e  “Lëvizjes për Universitetin” ai që nuk u lejua të flasë.  Atij i është rrëmbyer mikrofoni, ndërkohë që disa studentë kanë kërkuar largimin e tij, ndërsa të tjerë pretendojnë se ai po censurohet, pavarësisht se ka mbrojtur gjithmonë të drejtat e studentëve.

largohu.jpg

Studentë kanë bërë thirrje, “Jo përçarje, të jemi të bashkuar”  duke kërkuar që përfaqësues të subjekte të largohen nga protesta.  Ata shprehen se kërkesat e tyre kanë lidhje me arsimin, janë kërkesa ekonomike dhe sociale. Ndërkohë studentët duket se janë ndarë në dy qëndrime ata që mbrojnë protestën duke mos pranuar përfshirjen e "Lëvizjes për Universitetin" dhe të tjerë që kërkojnë që kjo lëvizje të jetë pjesë e tubimit të studentëve. 

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775