Banorët e Unazës së Re kanë rrëzuar rrethimin e kantierit të ndërtimit që është ngritur nga firma që do të ndërtojë. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë disa efektivë policie, por që nuk kanë ndërhyrë.
Kjo është dita e 25-së e protestës së banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat e tyre, të cilat preken nga projekti për Unazën e Re.
Banorët kanë nisur të heqin blloqe betoni, por edhe telat dhe çdo gjë tjetër që e rrethon atë zonë aty. Banorët të irrituar kanë vazhduar thirrjet kundër kryeministrit, duke thënë: “Nuk na tremb dot o Edvin”.