INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentativa për vetëvrasje nga stresi i provimeve

Tentativa për vetëvrasje nga stresi i provimeve

Publikuar më: 11:34 02-05-2017

Stresi nga provimet mendohet se është shkaku kryesor që ka shtyrë dy vajza të reja të tentojnë të vetvriten. Ato janë njëra nga Rrogozhina e tjetra nga Tirana. Vajzat kanë përdorur një grusht ilaçesh.
Familjarët e tyre kanë mundur ti shoqërojnë në kohë ato në spital dhe pas ndërhyrjes së mjekëve ato i kanë shpëtuar vdekjes.
Të afërimit e tyre thonë se dyshojnë se shkak është bërë ngarkesa mësimore dhe provimet që kanë detyruar të rejat të shkojnë drejt vetëflijimit.
Burime të Panoramës nga policia theksojnë se një vajzë 17-vjeçare, me inicialet N.K, maturante, është vetëhelmuar, duke konsumuar disa medikamente mjekësore të së ëmës që përdorte për tensionin e lartë dhe ka përfunduar në spitalin e Kavajës në gjendje të rëndë, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën.  Prindërit e vajzës kanë deklaruar në polici se ajo është natyrë e mbyllur.
Për të njëjtën arsye ka tentuar vetëvrasjen edhe 21-vjeçarja me iniciale F.I, banuese në zonën e Alliasit, në Tiranë.
Shkak edhe në këtë rast janë bërë provimet që studentja kishte për të dhënë.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604