Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallë, të Konspolit, ku një person ka hyrë në lokalin
e shtetasit A.P, të cilin e ka sulmuar për ta vjedhur dhe pronari i lokalit ka kërkuar ndihmë
nga shoku i tij, shtetasi Pajtim Shehu. Në përleshje e sipër me grabitësin, ai e ka qëlluar
me armë Shehun duke i marrë dhe jetën. Më pas hajduti është larguar me shpejtësi nga vendi i
krimit.
Ja njoftimi i plotë i Policisë:
“Vrasje me armë zjarri në fshatin Shkallë, Bashkia Konispol. Një grabitës ka hyrë në lokalin
e shtetasit A. P. Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e një bashkëfshatari të tij, Pajtim Shehu,
43-vjeç, nga Konispoli. Grabitësi e ka qëlluar me plumb pistolete në kokë Shehun duke e
vrarë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe sipas burimeve është në gjurmë të identifikimit të
autorëve.
E deri tani janë shoqëruar 19 persona si të dyshuar kryesorë në atë zonë si dhe është
bllokuar një automjet, i cili mendohet se mund të ketë lidhje me autorin dhe ngjarjen.
Strukturat e Policisë, specialiste kriminalistikë dhe të krimeve të rënda janë duke punuar
për dokumentimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.”