Dy persona kanë mbetur të plagosur në Velipojë, në afërsi të plazhit.
Bëhet fjalë për Ervin Tahiri 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç, që mendohet se janë dhe pjesëtarë e të njëjtës familje. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mësohet se një person është ndaluar si i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve.