INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi t’i merrte të dashurën, Sarën?! Atdheu tha se i ka vënë vizën, Andi i përgjigjet në emision!

Tentoi t’i merrte të dashurën, Sarën?! Atdheu tha se i ka vënë vizën, Andi i përgjigjet në emision!

Publikuar më: 11:35 21-06-2021

Andi dhe Atdheu gjatë emisionit të Përputhen ishin shokë të mirë. Jashtë miqësia e tyre duket se nuk ka arritur ti mbijetojë kohës.

Atdheu ishte i pari që ngriti dyshimet e një tradhëtie të mundshme nga ana e Andit. Me një status në rrjete sociale pak kohë më parë ai u shpreh se disa personave që i konsideronte si vëllezër ua ka vënë vizën pasi ia punuan pas krahëve.

Në kohën kur Atdheu pati një shkëputje nga Sara, Andi ka shfrytëzuar mundësinë për të qenë pranë saj.

Një detaj tillë e ka revoltuar Atdheun dhe ka vendosur që ta heqë nga lista e miqve përfundimisht.

Së fundmi Andi ka qenë i ftuar në Express Rozë dhe e ka pranuar se nuk ekziston një miqësi mes tij dhe Atdheut duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë. Fakti që ai nuk i hodhi akuzat poshtë lë të kuptohet se djemtë nuk janë ndarë aspak mirë dhe ndoshta shkak është bërë Sara, sepse asokohe Atdheu konfirmoi dhe ndarjen nga ajo. 

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205