INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të agjërojë 40 ditë, por ja se çfarë i ndodhi

Tentoi të agjërojë 40 ditë, por ja se çfarë i ndodhi

Publikuar më: 10:19 04-08-2016

Një pastor nga Afrika e Jugut gjeti vdekjen pasi tentoi që të agjëronte, pa ngrënë e pa pirë ujë për rreth 40 ditë e 40 net, për të thyer rekordin e Jezu Krishtit. Siç shkruajnë mediat e huaja, 44-vjeçari Alfred Ndlovu dyshohet se u largua nga shtëpia për udhëtimin shpirtëror më 17 qershor.

Ashtu si Jezusi, Ndlovu la gjërat e botës pas tij dhe u fokusua në Perëndinë. Vdekja e tij erdhi si një goditje për familjen, anëtarët e kishës dhe komunitetin në përgjithësi. Njeriu i moshës së mesme njihej kryesisht si një person shumë shpirtëror me një besim që mund të “lëvizte malet”, shkruan tg.

Një i afërm i ngushtë tha: “Ai ishte një njeri shumë shpirtëror. Është për keqardhje se si ai vdiq në këtë mënyrë. Pas një muaji kemi marrë lajmin e trishtuar të vdekjes së tij”. Kufoma e tij u zbulua nga një i huaj pasi ai ishte i vetmuar në shkretëtirë. I huaji pastaj kishte alarmuar policinë, e cila kishte informuar familjen dhe kongregacionin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0020029544830322