Një shqiptar dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë helene pasi janë kapur me rreth 4 kilogram kanabis.
Sipas mediave greke, 26 vjeçari shqiptar kishte kaluar ilegalisht kufirin me 4.2 kilogram kanabis të ndarë në pesë pako.
Drogën ia dorëzoi një 51-vjeçari grek, i cili gjithashtu u arrestua.