INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të kalojë ilegalisht në Greqi, arrestohet me para false 45 vjeçari

Tentoi të kalojë ilegalisht në Greqi, arrestohet me para false 45 vjeçari

Publikuar më: 12:20 24-08-2016

45 vjeçari Zenel Çeno është arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë. Mësohet se 45 vjeçari ka tentuar të kalojë ilegalisht në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa me vehte ai kishte një shumë parash të dyshuara si false. Por në momentin e ndalimit ka rezultuar se Zenel Çeno ishte i shpallur në kërkim edhe për akuzën e vjedhjes.  
Njoftimi i policisë:
“Policia Kufitare në Kapshticë arreston në flagrancë një shtetas i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin dhe posedonte kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Zenel Çeno, 45 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas u kap nga patrulla e kufirit, mbi fshatin Vërnik –Devoll, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, për në shtetin grek.
Gjatë kontrollit personal të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën të fshehura rreth 1518 Euro, 420 (Euro) prej të cilave, dyshohen të jenë kartëmonedha të falsifikuara.
(Gjithashtu Zenel Çeno, rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi për këtë të fundit, është lëshuar urdhër-ndalimi më datë 22.07.2016, për veprën penale “Vjedhja”)”.

Article Logic
Execution time: 0.0040738582611084