INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të marrë “hak” për dhëndrin e vrarë në '97, arrestohet 35 vjeçari

Tentoi të marrë “hak” për dhëndrin e vrarë në '97, arrestohet 35 vjeçari

Publikuar më: 09:52 05-01-2017

Një 35 vjeçar nga Dibra ka përfunduar në prangat e uniformave blu me akuzën e “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”. Sipas të dhënave të para, mësohet se policia e Dibrës ka arrestuar Arjan Skënderin, 35 vjeçarin e lindur dhe banues në Kllobçisht të Maqellarës në Dibër, i cili ka tentuar të vrasë vëllanë e vrasësit të dhëndrrit të tij. Por fatmirësisht, plumbi nuk e ka prekur personin në fjalë.
Njofimi i Policisë:
“Më datën 04.01.2017, rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht, konkretisht në rrugën automobilistike të këtij fshati, Arjan Skënderi sapo ka konstatuar shtetasin A. B, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin "Opel Corsa", është afruar tek makina e tij dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm, xham i cili është thyer plotësisht. A. B. nuk është lënduar nga e shtëna me armë zjarri. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 43 vjeç, lindur e banues në Okshatinë-Shupenzë-Dibër”.
Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes por nuk u arrit të gjendet gëzhoja, për shkak edhe të motit të keq me dëborë, por dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë me mulli. Ndërkohë vijonë veprimet për gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215