INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të përdhunonte studenten nga Shkodra, merret në komisariat polici i FSHN

Tentoi të përdhunonte studenten nga Shkodra, merret në komisariat polici i FSHN

Publikuar më: 20:20 12-02-2019

Ngjarja e denoncuar në “Facebook-un” e Sali Berishës për policin nga Shkodra, i cili thuhet se ka tentuar të përdhunojë studenten e juridikut në Shkodër, mesa duket ka marrë edhe reagimin e policisë.

Burime nga komisariati i Shkodrës bëjnë të ditura se polici po jep deklaratën dhe ai mohon akuzat kundrejt tij.

Sipas të njëjtave burime, efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë. Por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivit. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217