INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të shkaktonte trazira, policia gjermane arreston “Ivanin e tmerrshëm”

Tentoi të shkaktonte trazira, policia gjermane arreston “Ivanin e tmerrshëm”

Publikuar më: 18:21 28-09-2017

Prej disa ditësh autoritetet policore gjermane të qytetit të Këln, janë alarmuar dhe arsyeja është Ivan Bogdanov, ultrasi i Crvena Zvezdas i njohur ndryshe si “Ivani i tmerrshëm”.

Ai është një nga huliganët më të njohur në botë dhe disa herë është bërë protagonist i dhunës dhe trazirave në stadiume, por tashmë ai është arrestuar nga policia gjermane nën dyshimin se po përgatiste trazira në Këln.

Tetë tifozë të Crvena Zvezdës, që janë në një listë europiane vëzhgimi të INTERPOL-it, u vunë në pranga, por më pas u liruan në zonën e Nordrhein-Ëestfalen (North Rhine-Ëestphalia), para ndeshjes së “Europa League” mes Këlnit dhe skuadrës serbe.

Mes tyre ishte dhe “Ivani i tmerrshëm”, siç është pagëzuar nga mediat pas trazirave në ndeshjen me Shqipërinë, atë me Italinë në “Marassi”, por gjithashtu në disa përballje të tjera në Beograd.

Huligani serb është arrestuar së bashku me 7-të persona të tjerë në një apartament në qendër të Këlnit. Gazeta “Die ëelt” zbulon se Ivan Bogdanov po kërkonte ta kthente sfidën kontinentale në një skenë për akte provokuese, por pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

  

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725