7 muaj pasi tentoi të trafikonte lëndë narkotike cannabis sattiva me gomone drejt Italisë, një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës.
Mësohet se në pranga përfundoi Robert Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik narkotikësh.
Myftari u shpall në kërkim për një ngjarje të ndodhur më datë 10 nëntor të vitit të shkuar ku në vendin e quajtur “Cekodhima”, me ndihmën e një mjeti lundrues gomone ka tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike. Siaps uniformave blu të qytetit bregdetar të Vlorës 43 vjeçari Robert Myftari ka tyentuar të transportojë drejt italisë 808 kg drogë të llojit kanabis sattiva.
Mësohet se arrestimi i Robert Myftarit u bë në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.