Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Dortmund, ku një i ri shqiptar është vrarë pasi kishte hyrë në banesën e një shtetasi gjerman, me synimin për ta grabitur atë, sipas “Bild”.
Gjithashtu gazeta gjermane raporton se pati edhe një konflikt fizik mes të moshuarit 63 vjeçar dhe adoleshentit shqiptar 18 vjeçar, derisa gjahtari mori armën e gjahut dhe e qëlloi për vdekje.
Ai më pas lajmëroi Policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje. Autori rezulton se armën e kishte me leje. Deri më tani policia nuk e ka besuar versionin e dhënë nga i moshuari gjerman dhe po kërkon për dëshmitarë për të konfirmuar versionin e tij të ngjarjes.