Policia e Lushnjes ka vendosur në pranga një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka tentuar të vras me thikë tre persona.
Sipas njoftimit të policisë Elion Shehu, banues në fshatin Karbunarë e Madhe ka tentuar të vrasë me thikë për motive të dobëta shtetasit me inicialet L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.