INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të vriste Donald Trump, në pranga britaniku

Tentoi të vriste Donald Trump, në pranga britaniku

Publikuar më: 08:01 21-06-2016

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia amerikane, pasi tentoi të vriste kandidatin republikan për presidencialet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ngjarja ndodhi gjatë një takimi të Trump-it me mbështetësit e tij në Las Vegas, ku Steven Sandford ka tentuar t’i marrë armën një oficeri për të qëlluar më pas kandidatin për president.

Sandford ka pranuar se kishte në plan që të qëllonte ndaj Donald Trump prej një vit, e kishte vendosur që të vepronte pasi kishte vetëbesim.

Sipas mediave ndërkombëtare, 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks.

“Associated Press” shkruan se Michael Steven Sandford ishte i papunë, ai qëndronte prej kohësh si ilegal në SHBA dhe jetonte në makinën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0042269229888916