Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një person qëlloi me breshëri plumbash mbi banesën e Elez Buzhiqës.
Policia bën me dije se autori i ngjarjes është Besnik Batushi, 47 vjeç, nga Tirana, i cili është shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme Besnik Batushi ka qëlluar me 20 plumba mbi banesën e Elez Buzhiqas. Ky i fundit mbeti i plagosur por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe hasmërie, pasi vëllai i të plagosurit Elez Buzhiqa ka vrarë dy persona në Kukës në vitin 2014 dhe ka plagosur një tjetër. Sherri i hershëm mes 2 familjeve nisi për shfrytëzimin e një galerie kromi në Bulqizë.