Nuk është hera e parë që personat e dënuar e që kryejnë dënimin të tentojnë të vetëvriten. Rasti më i fundit është ai i një të dënuari në ambientet e paraburgimit në Fier. Sipas policisë personi që tentoi ti japë fund jetës ishte transferuar aty disa ditë më parë.
Mësohet se i paraburgosuri është evidentuar se do të ndërmerte këtë akt dhe kanë qënë punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë ndërhyrë në kohë duke i shpëtuar jetën.
Personi që tentoi ti japë fund jetës është shoqëruar për në ambientet e spitalit rajonal të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Të dhënat e identietit të të paraburgosurit që tentoi vetevarjen nuk janë bërë të ditura ende.