Përfundojnë në pranga të uniformave blu 3 persona. Ngjarja është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku sipas të dhënave të policisë të 3 personat janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar, pasi dy prej tyre tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara. Ndërsa personi i trete u arrestua me akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia bën të ditur se në pranga u vunë Blerim Kasmi, 37 vjeç , banues në Durrës, B.O., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Rasim Koloshi, 22 vjeç, banues në Kukës.
Njoftimi i policisë:
“Arrestimi i shtetasve Blerim Kasmi, dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet PKK Morinë, me dokumente të falsifikuara. Ndërsa arrestimi i shtetasit Rasim Koloshi, u bë pasi ka tentuar të ndihmojë shtetasit e lartpërmendur të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" , parashikuar nga nenet 189 dhe 298 të Kodit Penal”.