Policia arreston në flagrancë 3 shtetas, të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor.
Kështu në pranga kanë rënë Ylli Zanaj, 54 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Benz" me targa VL9033B, pa leje drejtimi përkatës, ka tentuar t'i japë 2 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që të mos i vendosej masë administrative.
Gjithashtu është arrestuar Ëngjëllush Pasho, 22 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Fiat Punto" me targa AA657BM, pa dokumentacionin përkatës, ka tentuar t'i japë 1 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, në këmbim të masës administrative.
Në pranga ka rënë edhe Koron Muhaxhiri, 46 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Vrion-Finiq, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Kamionçinë" me targë AA167MJ, pa rrip sigurimi, ka tentuar t'i japë 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative.